Kukësi-Tirana, premtojnë spektakël nesër në “Air Albania” (VIDEO-LAJM)
Nesër pasdite Kategoria Superiore rezervon një duel shumë të rëndësishëm për titullin kampion mes Kukësit dhe Tiranës. Dy nga skuadrat më në formë, do të përballin forcat mes tyre.
Nëse marrim në konsideratë periudhën që kur drejtimin e Tiranës e ka marrë Egbo, situata në klubin bardheblu ka ndryshuar ndjeshëm. Që nga 13 dhjetori, 24 herë kampionët e Shqipërisë kanë arritur 7 fitore dhe vetëm një barazim në javën e fundit kundër Skënderbeut. Gjatë kësaj periudhë Tirana ka shënuar 17 gola dhe ka pësuar 6 gola. Një ecuri fantastike që e ka ngjitur ekipin kryeqytetas në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se Kukësi.
Në anën tjetër skuadra e Duros që nga 13 dhjetori ka marrë 5 fitore dhe 3 barazime në 8 duelet e fundit. Skuadra verilindore ka shfaqur një mbrojtje shumë solide duke pësuar vetëm 5 gola, ndërkohë që ka shënuar 16 në portat e kundërshtarëve.
Në gjuhën e statistikave, Tirana ka pasur një ecuri më të mirë në dy muajt e fundit, me një sulm që gjen më në vazhdimësi rrugën e rrjetës, ndërkohë që Duro mund të krenohet me një mbrojtje me solide dhe me sulmuesit që janë pika e fortë.
Në dy fazat e para Tirana ka arritur që të fitojë në të dyja ndeshjet. Më 21 shtator bardheblutë triumfuan 2-1 me golat e Shkurtajt dhe Abazajt, ndërkohë që Kobinah realizoi golin e vetëm
Më 7 dhjetor skuadra verilindore triumfoi sërish, por këtë herë me rezultatin 3-1. Hasani shënoi për bardheblutë, ndërkohë që Shkurtaj, Gavazaj dhe Abazaj do të përmbysnin rezultatin. Mbetet të shohim se si do të jetë prova e parë e Egbo përballë Duros, ndërkohë Kukësi do t’i shkaktojë humbjen e parë.
KOHA JONË SONDAZH

