Kukësi transferon në formë huazimi futbollistin e Juventusit

Klubet shqiptare gjatë sezoneve të fundit kanë nisur bashkëpunimin e mirë me skuadrat italiane. Së fundmi është Kukësi që ka arritur të mbyllë transferimin e një futbollisti të Juventusit, në formë huazimi. Bëhet fjalë për Omar Toure, i cili është pjesë e Juventus U-23 dhe luan në qendër të mesfushës. Palët kanë arritur akordin që djaloshi i lindur më 18 shtatorin e vitit 1998 të vihet nën dispozicionin e teknikut Armando Cungu.

Më parë Toure ka luajtur për ekipet e moshave të Inter-it në Itali, më pas një viti u bë pjesë e bardhezinjve. Për shkak se nuk ka gjetur hapësira aktivizimi në Serie C me Juventus U-23, është gjetur akordi që Toure të huazohej diku.

Te kuksianët po bëhen gati edhe për të larguar lojtarë. Emrat e tyre tashmë janë bërë të ditur në media, ku i pari është Sabino Plaku. Sulmuesi ka kontratë afatshkurtër me verilindorët dhe nuk dihet nëse do të aktivizohet në Superiore me ta. Kamza është skuadra kandidate për të marrë shërbimet e tij. Edhe vet lojtari e ka pranuar se mund të transferohet atje ku luajti dhe një vit më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?