Kupa e Botës/ Tifozët e Brazilit krijojnë mozaik të madh për të frymëzuar ekipin për lavdi
Një grup prej 176 alpinistësh brazilianë kanë bllokuar një urë në Sao Paolo për të krijuar një mozaik të madh të flamurit kombëtar, një përpjekje kjo që pritet të frymëzojë ekipin brazilian në Kupën e Botës, Rusi 2018.
Alpinistët u ulën në vend për të krijuar flamurin e Brazilit, të njohur në portugalisht si “A Auriverde” (të verdhë dhe të gjelbër) nga kartoni, të cilën ata shpresojnë se është më i madhi i këtij lloji në botë.
“Unë shpresoj se kjo do të jetë një nxitje për lojtarët tanë, sepse ekipi brazilian nuk ka fituar një titull për një kohë të gjatë. Kjo mund të shërbejë si nxitje për ata që të sjellin trofeun në vendin tonë“.-tha një prej alpinistëve, Iron Souza.
Brazili është skuadra më e titulluar në glob, me kombëtaren e “Selecao” që kanë fituar 5 herë trofeun e Kupës së Botës, i fundit në vitin 2002.


KOHA JONË SONDAZH

