Kupa e Francës, surpriza Les Herbiers tenton mrekullinë përballë Paris Saint Germain
Sot në mbrëmje do të luhet finalja e Kupës në Francë, me Paris Saint Germain që do të mas forcat me skuadrën e Ligës së tretë franceze, Les Herbiers. Kjo do të jetë dhe përballja e parë ne histori mes këtyre dy ekipeve.
Në fakt skuadra e Les Herbiers është një nga surprizat më të mëdha të sezonit në Francë duke arritur në finalen e Kupës. Ata kanë arritur në finalen e Kupës, por në finale historia ndryshon pasi Les Herbiers do të gjej përballë skuadrën më të mirë të vendit, PSG-në, që është shpallur dhe kampione e Francës dhe e Kupës së Ligës.
Nga ana tjetër PSG nuk pritet të ketë vështirësi, pasi në letër ajo niset si favorite dhe kanë shansin e duhur për të shtuar në panairin e trofeve dhe Kupën e dytë për nga rëndësia në Francë.
Duke qënë që është dhe objektivi i fundit për këtë sezon, tekniku i PSG-së Unai Emery do të hedh në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion për të siguruar kupën numër 12-të. Për arsye dëmtimi mesfushori Verrati do të mungoj në këtë sfidë, teksa në dyshim mbetet dhe mbrojtësi Thiago Silva.
Në rast se do të triumfonte në këtë finale, PSG do të hynte në historinë e klubit kryeqytetas, duke fituar në 4 sezonet e ardhshme.
KOHA JONË SONDAZH

