Kupa e Shqipërisë/ Partizani mbyll përgatitjet për takimin ndaj Kastriotit
Partizani i ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e parë ndaj Kastriotit, i vlefshëm për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.
Në seancën e sotme trajneri Skënder Gega ka testuar për të fundit herë gjendjen e grupit në prag të ballafaqimit të nesërm. Takimi ndaj Kastriotit do të shënoj edhe prezantimin e parë zyrtar të skuadrës për vitin 2019.
Kujtojmë që ndeshja Kastrioti-Partizani do të luhet të marten, në orën 14:00 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë Krujë pa praninë e publikut, si pasojë e dënimit të Kastriotit nga disiplina me zhvillimin e një ndeshje pa spektatorë.

KOHA JONË SONDAZH

