Kuqezinjtë në xhami! De Biasi: U luta edhe unë për fitoren, por në kishë
Harmonia fetare në Shqipëri ekziston edhe në kombëtare, ndonëse janë hapur debate se a duhet predikuar me fanellën e përfaqësueses sonë, siç vepruan disa nga kuqezinjtë para ndeshjes me Armeninë, kur u panë të premten në një xhami të Durrësit.
I pyetur mbi fitoren e fundit ndaj Armenisë, kur para ndeshjes disa lojtarët kuqezi shkuan të faleshin në xhami , trajneri Gianni de Biasi zbulon se ai vetë ka qenë dhe është lutur në kishë. – “Unë shkova në kishë për t’iu lutur Perëndisë për fitore. Por, pasi erdhën kamerat e TV unë nuk mund të qëndroja më gjatë. Ne krijuam shumë shanse edhe goditëm tre herë shtyllën, si dhe ekipi luajti shumë mirë. Mendoj se e merituam fitoren, por dhe Zoti na ka ndihmuar për të fituar këto tre pikë,” – theksoi Gianni de Biasi. Sa afër jemi ne për kualifikimin në Euro 2016, pas kësaj fitoreje? – “Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë. Ka ende shumë takime. Shpresojmë që më 17 prill, CAS në Lozanë të na japë të drejtën dhe të na japë tre pikat që ne meritojnë pas ndeshjes së Beogradit. Sa për kualifikim do të jetë edhe shumë afër, pas vendimit të CAS në Lozanë. Presin caktimin e tri pikëve dhe kështu ne jemi më të bindur në udhëtim drejt ëndrrës së Evropës,” – shprehet trajneri Gianni de Biasi në “site”, http://www.giannidebiasi.it
KOHA JONË SONDAZH

