FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Kurrë mos thuaj kurrë”, Bejl refuzon që t’i mbyllë derën Bajernit

Garet Bejl në fund të këtij sezoni mund të largohet nga Reali për shkak të mungesës së hapësirave me ekipin e Zidane. Emri i sulmuesit uellsian është lidhur orët e fundit me atë të Bajern Mynih. Bejl nuk e përjashtoi në mënyrë kategorike një mundësi të tillë.

“Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë! Për momentin jam i kënaqur në Madrid dhe po i gëzohem futbollit. Bajerni ka një skuadër fantastike dhe një ndër më të suksesshmet në Europë. Për mua është një nder që ma lidhin emrin me Bajernin, por tani jam futbollist i Realit të Madridit”, u shpreh Bale në një intervistë për “Sport Bild”.

Në intervistën e tij, Bejl pranoi se do të donte të aktivizohej më shumë nga trajneri Zinedine Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të qenë i sinqertë, unë dua gjithnjë të luaj, sepse dua të shënoj më shumë gola”, tha Bale, i cili u transferua te Reali në vitin 2013, për vlerën e 101 milionë eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?