FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ky është mesazhi i parë i Dukës pas zgjedhjes në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas zgjedhjes në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, ka shprehur emocionet e para. Nga Roma, ku u zhvillua Kongresi i UEFA-s, Duka ka pasur një mesazh të shkurtër për të gjithë, duke përdorur rrjetet sociale për të komunikuar, para se të kthehet në Shqipëri.

“Të dashur miq,

Nga sot më është besuar detyra e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Emocion i papërshkrueshëm, fitore e madhe për futbollin e vendit tim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duhet të falënderoj të gjithë kolegët e federatave anëtare, që më votuan në garën për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Një besim dhe një përgjegjësi e madhe për mua dhe futbollin shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam shumë i nderuar që për herë të parë në histori më takon mua të përfaqësoj futbollin shqiptar në pozicionin më të lartë qeverisës së UEFA-s”, ka shkruar Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?