“Ky nuk është ekip”, deklarata nën zë e Chiellinit me Allegrin që po bën xhiron e botës (VIDEO)

Kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini i dha një mesazh shqetësues trajnerit Massimiliano gjatë humbjes katastrofike 1-0 ndaj Empolit të shtunën në mbrëmje. Bardhezinjtë duhet të rifitojnë formën e duhur pas ndeshjeve të kombëtareve, pasi kanë vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para.

Një dialog interesant po bën xhiron e rrjeteve sociale në mediat italiane mes Chiellinit dhe trajnerit Allegri. Qendërmbrojtësi është parë duke tundur kokën dhe më pas i ka thënë strategut: “Ky nuk është ekip”.

Deklarata e veteranit konfirmon momentin e vështirë që po kalon skuadra torineze, e cila mesa duket ka nevojë për revolucion pas largimit të Ronaldos. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?