FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laçi arkëton 500 mijë euro nga kualifikimi në Europa League

Laçi siguroi sot kualifikimin historik pasi mundi ekipin qipriot të Anorthosis minimalisht 1-0 me një gol të shënuar nga Uzuni. Ndërkohë që ky sukses do të shtojë ndjeshëm edhe arkëtimet për bardhezintjë.

Për pjesëmarrjen në turin e parë, kurbinasit përfituan 240 mijë euro si shpërblim nga UEFA, ndërsa tani, me kalimin në turin e dytë, në arkat e tyre përfundojnë edhe 260 mijë euro të tjera, duke çuar në 500 mijë euro totalin deri tani të fitimeve të klubit të Laçit.

Duke llogaritur shpenzimet minimale që bën skuadra e cila ka një buxhet shumë herë më të vogël se ekipet e tjera të Superiores, kjo është një ndihmë e madhe për vazhdimësinë e saj në edicionin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?