Laçi e pamëshirshme, luan tenis 6-1 ndaj Teutës

Laçi ka shkatërruar Teutën me rezultatin e thellë 6-1, në duelin e vlefshëm për javën e tretë në Superiore.

Një fitore e lehtë për kurbinasit, që zgjidhën gjithçka shumë shpejt. Sobowale i dha avantazhin bardhezinjve në minutën e 11-të, ndërsa në minutën e 27-të, ishte Ujka, i cili dyfishoi shifrat me një super gol.

Spektakli i Laçit vazhdoi edhe në pjesën e dytë, teksa shënuan edhe tre herë të tjera me Melo në minutën e 55-të, Barjamaj në minutën e 61, Ujka në minutën e 79-të dhe Myrta në minutën e 93-të. Golin e vetëm për durrsakët e shënoi Mario Gjata në fundin e sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurbinasit ngjiten në vendin e gjashtë me 4 pikë, ndërsa Teuta renditet e parafundit me vetëm 1 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?