Laçi fiton me përmbysje spektakolare ndaj Partizanit (VIDEO)
Partizani vijon serinë e rezultateve pa fitore, teksa ka pësuar një tjetër humbje 1-2 në shtëpi ndaj Laçit. Kjo ishte disfata e tretë në 5 ndeshjet e fundit për Të Kuqtë.
Skuadra e Colellës kaloi në avantazh në minutën e 28-të me një super gol të shënuar nga Da Silva. Braziliani goditi mjaft mirë në trekëndëshin e portës.
Ekipi kurbinas reagoi në limitet e pjesës së parë duke barazuar shifrat me një gol të shënuar me kokë nga Turkaj. Në pjesën e dytë do të vinte dhe përmbysja e madhe me Vasil Shkurtaj, që do të shfrytëzonte një asist perfekt nga Bajramaj.
Laçi me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 29 pikë, ndërkohë që Partizani mbetet e dyta me 31 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

