Laçi mbyll këtu aventurën në Europë, mundet dhe në sfidën e kthimit (VIDEO)

Laçi nuk dhuron asnjë surprizë në ndeshjen e kthimit të turit të dytë ndaj Moldes. Skuadra kurbinase është mundur pastër 2-0 në duelin e dytë, në një takim që u dominua nga skuadra mike.

Aursens në minutën e 41-të shënoi golin e avantazhit për Molden pas një goditje nga pika e bardhë, ndërkohë që katër minuta më pas Strand përfitoi nga një gabim i portierit Selmani për të dyfishuar rezultatin. Miqtë kishin dhe shumë mundësi të tjera shënimi, ndërkohë që kurbinasit e mbyllin këtu aventurën në Europë.

Molde kalon më tej me rezultat të përgjithshëm 5-0, pasi sfida e parë u mbyll 3-0 në Norvegji. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?