FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laçi mëson kundërshtarin për në turin e dytë në Europa League

60 minuta pasi arriti të fitojë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Anorthosisit dhe të sigurojë kualifikimin për në turin tjetër, Laçi ka njohur edhe kundërshtarin e ardhshëm.

Bëhet fjalë për norvegjezët e njohur, Molde, që eliminuan në këtë tur të parë, skuadrën irlandeze të Glenavonit. Sfida e parë në Irlandë u fitua nga Glenavon me rezultatin 2-1, por norvegjezët përmbysën gjithçka në ndeshjen e kthimit, duke fituar me rezultatin e thellë 5-1 dhe duke u kualifikuar për më tej.

Ndeshjet mes dy skuadrave do të luhen më 26 Korrik dhe më 2 Gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?