Laçi mund Bylisin dhe merr vendin e tretë, e ndihmon dhe gafa e Hidit

Laçi vijon ecurinë mjaft pozitive në kampionat, duke marrë suksesin e tretë radhazi. Skuadra kurbinase triumfoi 2-1 ndaj Bylisit në një duel të rëndësishëm, duke arritur në vendin e tretë të tabelës me vetëm dy pikë më pak se Kukësi.

Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu hasi jo pak vështirësi mesditën e sotme. Ndeshjen do ta zhbllokonte Greca në minutën e 56-të. Bylis reagon menjëherë duke ftuar një penallti 6 minuta më pas, teksa Gjoni preku topin me dorë brenda zonës. Mozzone u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur baraspeshën.

Gjithsesi Laçi nuk u demoralizua aspak, teksa do të shënonte sërish 4 minuta nga fundi duke përfituar nga një grushtim i gabuar i portierit Hidi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?