FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laçi përmbyset për 8 minuta në Qipro, por mban gjallë shpresat për kualifikim (VIDEO)

Laçi ju afrua shumë mrekullisë në ndeshjen e Ligës së Europës përballë Anorthosis. Ndonëse ka vuajtur në mbrojtje për pjesën më të madhe të takimit, ekipi kurbinas iu afrua shumë një rezultati surprizë, pasi 8 minuta shpërqendrim i kushtuan përmbysjen nga 1-0 për të, në 2-1 për vendasit.

Skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga kaloi e para në avantazh, me anë të Hoxhallarit në minutën e 21-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin minimal 0-1. Gjithsesi qipriotët reaguan mjaft mirë në 45-minutëshin e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe duke përmbysur rezultatin me Pranjiç dhe Cise.

Por ajo që vlen të përmendet, është fakti se Laçi është skuadra shqiptare që pas ndeshjeve të para, ka më shumë shanse për të siguruar kualifikimin, pasi javën e ardhshme do të përballet në Shqipëri me qipriotët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?