FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Laçi zyrtarizon trajnerin e ri disa ditë para finales së Superkupës

Artan Mërgjyshi është zyrtarisht trajner i Laçit. Kurbinasit kanë ndryshuar strateg vetëm pak ditë përpara finales së Superkupës së Shqipërisë, përballë Skënderbeut. Laçi kërkonte trajnerin për sezonin e ri, pas largimit të Besnik Prengës menjëherë pas përfundimit të aventurës në Europa League, ndërsa Mërgjyshi ishte gati për një sfidë të rëndësishme dhe një projekt ambicioz.

Hera e fundit që kishte drejtuar një skuadër ishte në sezonin 2016-2017, ku drejtoi disa muaj Korabin, por u largua për shkak të problemeve financiare të klubit dibran, që u ngjit me synime të mëdha në Kategorinë Superiore, por doli shumë shpejt nga gara për mbijetesë.

Detyra e trajnerit të ri është të vazhdojë punën për rritjen e talenteve te kurbinasit, por edhe për të luftuar për një vend në kupat e Europës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?