FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lacio i falet Milinkoviç-Saviç ndaj Torinos, prek Championsin (VIDEO)

Lacio nuk gabon, duke qenë shumë pranë kualifikimit në Champions. Pavarësisht dëmtimit të Çiro Imobiles në minutat e para dhe penalltisë së humbur nga Luis Alberto, skuadra e Simone Inzagit mposhti 1-0 Torinon në transfertë me një gol të mesfushorit serb Milinkoviç-Saviç në pjesën e dytë duke barazuar Romën në kuotën e 70 pikëve por mbi të gjitha duke e çuar në +4 diferencën nga Interi i vendit të 5-të.

Një fitore me shumë peshë kjo për Lazio që tashmë është më pranë kualifikimit në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm. Një paraqitje tejet pozitive bëri Thomas Strakosha në këtë sfidë me portierin shqiptar që ndali disa tentativa të lojtarëve vendas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?