FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lajm befasues për Juventusin nga Spanja, Koeman merr vendimin për Suarez

Luis Suarez mund të vijojë aventurën te skuadra e Barcelonës. Kanali spanjoll TV3 shkruan se uruguiani mund të mbetet në klub, pasi trajneri Ronald Koeman dëshiron që ai të qëndrojë.

Strategu holandez është bindur nga paraqitjet e lojtarit në stërvitje. Ai u ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta mbajnë futbollistin sërish në Camp Nou.

Suarez është një mik i ngushtë i Leo Messit dhe largimi i tij nga Katalunja mund të sillte probleme dhe për argjentinasin. Uruguaiani në ditët e fundit është folur shumë për një akord me Juventusin, por duket se kjo lëvizje do të dështojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?