Lajme fantastike për Realin, dy yjet e ekipit nisin stërvitjen me grupin

Real Madrid merr lajme të mira nga infermieria. Vinicius Jr dhe Arda Guler tashmë janë duke u stërvitur me grupin. Seanca e mëngjesit të së premtes u karakterizua nga mungesa e Carvajal dhe Bellingham, por mbi të gjitha nga prania e brazilianit dhe turkut.

Të dy lojtarët tashmë ishin stërvitur vetëm, por mëngjesin e sotëm ata u panë me pjesën tjetër të shokëve. Ata kanë përfunduar pjesën e parë të stërvitjes me grupin, por nuk morën pjesë në ndeshjen stërvitore.

Ylli brazilian dhe talenti turk kanë shanse të futen në listë për ndeshjen kundër Atleticos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?