Lajme të mira për Brojën, mund të kthehet në fushë që këtë të diel
Sinjale pozitive për Armando Brojën te skuadra e Chelsea-t. Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim të ashpër dhjetorin e kaluar dhe kreu një operacion që e ka mbajtur larg fushave deri më sot.
Numërimi mbrapsht ka filluar për Armando Brojën, pasi mediat angleze raportojnë se sulmuesi kuqezi tashmë është kthyer në stërvitje me ekipin e parë të Chelsea dhe të dielën pritet të hidhet në fushë, ndoshta pak minuta nga fundi i ndeshjes.
Trajneri Pochettino ka besim te Armando Broja, pasi ishte vetë trajneri argjentinas i cili refuzoi të gjithë ofertat e ardhura në drejtim të tij. Pochettino dëshiron të provojë Brojën në fushën e lojës dhe shansi mund të jetë të dielën ndaj Bournemouth.
KOHA JONË SONDAZH

