Lajme të mira për Milanin, Maignan drejt rikthimit pas dëmtimit të gjatë
Mike Maignan ka zbritur për herë të fundit në fushë me Milanin më 18 shtator ndaj Napolit, por tashmë duket se ka ardhur momenti për ta parë sërish.
Portieri duket se është në fund të një procesi shumë të gjatë rehabilitimi dhe lajmi i mirë për Milanin dhe tifozët e tij është se francezi pritet të jetë në fushë për ndeshjen e dytë të raundit të 16-të të Champions League kundër Tottenham të planifikuar për 8 mars, ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.
Madje, më tej shtohet se ai do të tentojë që të luajë para përballjes në Champions të paktën ndeshje në kampionat, pikërisht atë kundër Atalantës më 26 shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

