FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Largimi i Kutinjos, Klop piketon yllin e Realit për ta zëvendësuar te Liverpuli

Liverpuli po zhvillon një sezon magjik, edhe pse gjatë merkatos së janarit larguan Kutinjo te Barcelona për 160 milionë euro. Gjithsesi trajneri Jurgen Klop kërkon një futbollistë me “peshë” për të zëvendësuar brazilianin.

Sipas mediave spanjolle, stretagu gjerman ka zgjedhur mesfushorin e Real Madrid, Dani Kebajos si zëvendësuesin ideal të Kutinjos, i cili u transferua gjatë muajit janar te Barcelona për shumën e 160 milionë eurove.

Trajneri gjerman i anglezëve, ka vendosur që shumën e fituar nga shitja e 25-vjeçarit  ta përdorë për merkaton e verës ku objektivi primar është pikërisht mesfushori i madrilenëve, Kebajos, i cili nuk është aspak i kënaqur me minutazhin në fushën e lojës të dhënë nga trajneri Zinedine Zidane.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?