“Lasgushi” “shtegton” në Izrael bashkë me kuqezinjtë!
Shqipëria do të ndeshet mbrëmjen e së dielës në transfertë me Izraelin në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Lojtarët kuqezinj së bashku me stadin e kombëtares janë nisur pak pas mesditës së sotme drejt Tel Avivit dhe këtë fluturimin e kanë bërë me kompaninë më të re “Air Albania”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama, i cili me anë të një statusi në llogarinë e tij të “Instagramit”, ka publikuar një foto të udhëtimit, si dhe bashkëngjitur ka shkruar: “Air Albania çon kuqezinjtë në Tel Aviv”.
KOHA JONË SONDAZH

