FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Latifi: AEL-i kundërshtar i kalueshëm, duhet të jemi në ditën më të mirë!

Liridon Latifi beson se Vllaznia do të kalojë në raundit tjetër të Conference League. Në konferencën për shtyp një ditë para sfidës së kthimit me AEL Limasolin, ish-futbollisti i Skënderbeut u shfaq optimist.

“AEL-i është i kalueshëm, por duhet të jemi shumë të përqendruar. Shpresoj të jemi në ditën tonë më të mirë, sepse ata janë një ekip me lojtarë individualistë shumë të mirë, mund të na dënojnë shumë lehtë. Ne jemi një grup shumë i fortë, kemi një staf shumë të mirë. Shpresoj t’ia arrijmë qëllimeve tonë dhe ashtu si e ka përgatitur trajneri taktikisht, të ecë ndeshja. Shpresoj ta mbarojmë pa kohë shtesë. Ne duhet të shënojmë dy gola, por nuk i dihet. Edhe nëse shkojmë në shtesa, do të japim maksimumin për t’u kualifikuar.

Kemi pasur probleme atje, unë dhe 3-4 lojtarë të tjerë. Besoj se të gjithë janë mirë, sepse ka kaluar një javë. Besoj se të gjithë do të jemi në rregull dhe të gatshëm për ndeshje. Kam biseduar me shumë lojtarë, jam munduar të jap sadopak eksperiencën që kam. Duhet të jemi shumë të përqendruar dhe me një komunikim mjaft të lartë, shumë më të lartë se në kampionatin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishin bindjet e presidentit, por një nga arsyet kryesore ishte edhe trajneri, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme në futbollin evropian, siç e dinë të gjithë”, deklaroi Latifi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?