Lautero pas derbit të ëndrrave: Nuk arrita të flija gjithë natën
Nga grumbullimi i kombëtares në Madrid, në prag të miqësoreve ndaj Venezuelës dhe Marokut, Lautaro Martinez është rikthyer te nata magjike në derbi.
“Jam shumë i kënaqur, kam luajtur derbin e parë me fanellën e Interit dhe arrita që të shënoj dhe të fitoj. Ishte një kënaqësi shumë e madhe. Nuk arrita që të flija gjithë natën. Tani ndihem një futbollist i kompletuar”, ka shpjeguar sulmuesi argjentinas për mikrofonin e “TNT Sports”.
Martinez shfrytëzoi më së miri mungesën e Icardit për të treguar vlerat e tij, duke realizuar gola të rëndësishëm. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

