Lazio fitore me vuajtje ndaj Frosinones, i falet Caicedos (VIDEO)

Lazio merr fitoren e parë në fazën e dytë pas humbjeve ndaj Napolit dhe Juventusit. Skuadra e Inzaghit ka fituar me shumë vështirësi 1-0 Frosinonen në duelin e javës së 22-të.

Bardhekaltrit ju falën një goli të Caicedos në minutën e 32-të. Sulmuesi lacial kontrolloi mjaft mirë topin në hyrje të zonës dhe më pas lëshoi një goditje të fortë që u ndal në rrjetë.

Strakosha bëri një paraqitje të mirë duke evituar në dy raste golin e barazimit. Lazio me këtë fitore ngjitet në kuotën e 35 pikëve, aq sa edhe skuadra e Romës. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?