Lazio-Gashi, Bazeli e pranon: Do të jetë e vështirë për ta mbajtur në verë

Shkëlzen Gashi i mjaftoi një pjesë loje me kombëtaren e Shqipërisë, dhe shënoi një gol, por me shumë peshë, atë të fitores ndaj Armenisë, 2-1. Goli i dha fitoren dhe entuziazëm kampit kuqezi, tifozëve dhe madje lajmet rreth tij po bëjnë xhiron e gazetave më të mëdha shqiptare e më gjerë. Një ndër heronjtë kryesorë të  fitores kundër Armenisë, pas kthimit në Zvicër po mendon për të ardhmen. Shkëlzen Gashi po përjeton një moment të artë. Në Zvicër ai është golashënuesi më i mirë në SuperLigë, me 18 gola në 22 ndeshje. Prandaj edhe sytë e ekipeve më të rëndësishme europiane janë të vendosur me shpejtësi mbi të. Jo vetëm Lazio, por edhe qasjet e ekipeve të tjera me emër në kontinent kanë nisur të shqetësojnë tifozët zviceranë të Besel. Drejtori sportiv i Bazel, Georg Heitz, duket të jetë i vetëdijshëm se Gashi do të mund të largohet. “Është e rrallë që një lojtar është në gjendje të rritet kaq shpejt siç ka ndodhur me atë. Unë duhet të pranoj se do të jetë shumë e vështirë për të mbajtur Gashin gjatë afatit kalimtar të verës, siç na ka ndodhur edhe me  lojtarë të tjerë.” Pranohet se po vjen era e largimit të Shkëlzen Gashit, i cili mund të ndryshojë ajër. Nëse do të zgjedhë një qytet tjetër, a mund të jetë Roma? Drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare, duke qenë se skuadra e tij është aktualisht në zonën Champions dhe në verë kërkon përforcime, vështirë se mund të gjejë një lojtar me kaq leverdi. Problemi i vetëm është se Basel me ka dyfishuar menjëherë çmimin e kartonit të Shkëlzen Gashit, duke e çuar në 8 mln euro.     

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?