FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lebron Xhejms kalon Mozës Malounin në renditjen e shënuesve të NBA-së

Lebron Xhejms u ngjit edhe më lart në renditjen e shënuesve në historinë e basketbollit amerikan. Ai kaloi Mozes Malounin, pas fitores së Klivlendit në Miluoki

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Po luhej minuta e 10-të e ndeshjes, kur ai bëri një tjetër hap në kohë.
Lebron Xhejms është tani shënuesi i 8-të më i mirë i NBA-së.
Kapiteni i Klivlendit realizoi atë që mund të quhet parakalimi më emocionues, pasi la prapa një figurë frymëzues për të, Mozes Malounin.
Basketbollisti i Filadelfias kishte realizuar 27 409 pikë.
Lebron shënoi 34 në fitoren e vështirë të Klivlendit në fushën e Miluokit, dhe u ngjit në kuotën 27 442.
Objektivi i radhës është Shakill O’Nill, që ndodhet ende 1500 pikë larg.
Xhejms kishte lidhje të veçantë shpirtërore me Mozes Malounin, I cili e ndihmoi që në hapat e parë të karrierës në NBA.
Gjithsesi, Lebron nuk duhej vetëm të ngjitej më tej në renditjen e shënuesve, por edhe të siguronte fitoren për Kavaliersin.
Sfida në Miluoki ishte tepër e fortë për kampionët, që ia dolën pas kohës shtesë, me katër periodat e rregullta që përfunduan 100 me 100.
Vendasit, që i shkaktuan humbje Klivlendit në fund të nëntorit, luajtën sërish një basketboll shumë të mirë.
Parker shënoi 30 pikë, Antetokunmpo shtoi 25 pikë dhe kapi 13 topa në tabela.
Xhejms, duke pasur në krah Kajri Irvingun, kaloi balancën nga miqtë.
Përveç 34 pikëve, ai kapi edhe 12 topa në tabela, shërbeu 7 asiste, I vodhi një top kundërshtarëve dhe u bllokoi një gjuajtje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?