Legjenda e Interit: Humbja nuk erdhi për shkak të gjyqtarit Orsato

Legjenda e Interit, Sandro Macola e ka pranuar me sportivitet humbjen e Interit të tij, teksa është shprehur se shkaku nuk ka qenë gjyqtari. Ai k fajësuar zgjedhjet e bëra nga trajneri Spaleti në fundin e ndeshjes.

“Humbja e Inter-it nuk erdhi për faj të arbitrit. Kemi luajtur shumë mirë, por më pas nuk kemi mundur të bënim asgjë. Nuk ka qenë një vjedhje bardhezinjtë kanë fituar me meritë dhe kartoni i kuq për Vesino ka qenë vendimi i drejtë. Nuk do ta kisha hequr kurrë Ikardin, por do të kisha zëvendësuar Perisiç”.

Macola është kthyer të flasë për të kaluarën dhe për momentin kur Moratti refuzoi propozimin e tij për të marrë Cristiano Ronaldo-n tek Inter.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E pashë duke luajtur te Sporting Lisbone kur ishte vetëm 16-17 vjeç dhe presidenti i Inter ishte Massimo Morati. I propozova ta blinte, por duhej pritur, nuk mund të bëhej menjëherë. Morati më tha: shiko nëse ia del. Por duhej pritur një vit, duhej paguar për ta bllokuar dhe ndoshta skuadra e tij ia shiste një klubi tjetër. Kështu, Moratti më tha të prisja dhe Ronaldo u transferua te Mançester Junajtid”, ka zbuluar Macola.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?