FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leo Messi, 12 vjet nga debutimi i më të mirit

Kanë kaluar vetëm 12 vjet nga debutimi i tij, por duket se ai ka një jetë që prodhon vetëm spektakël të një klasi të jashtëzakonshëm. Pikërisht në 16 tetor të vitit 2004, Lionel Messi bëri debutimin e tij me skuadrën e Barcelonës, në derbin me Espanyol, në “Montjuic”.

Ishte vetëm 17 vjeç, 3 muaj e 22 ditë kur Frank Rijkaard i besoi djaloshit argjentinas. 9 minuta nga fundi i takimit, Messi mori vendin e një tjetër ylli të Barçës dhe futbollist botëror, portugezit Deco. “Pleshti”, siç u quajt më vonë, mbante në shpinë numrin 30 dhe Rijkaard vendosi ta aktivizojë si sulmues të majtë. Në atë mbrëmje, ku ishin të pranishëm 34 mijë spektatorë, Messi nuk la ndonjë gjurmë të madhe, ndërsa i vetmi futbollist që është ende në aktivitet nga ajo ndeshje ështe Andres Iniesta.

Messi do të shënonte të parin gol të tij me Barçën 7 muaj e gjysmë nga debutimi, më 1 maj 2005, në “Camp Nou”, kundër Albacete. Messi në këto 12 vjet ka luajtur 354 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar 317 gola. Ka fituar 8 tituj kampionë kampionë në Spanjë, 4 Kupa të Mbretit, 7 Superkupa të Spanjës, 4 Champions League, 3 Superkupa të Evropës dhe 3 Botërorë për Klube. Pa harruar këtu 5 Topa të Artë dhe dhjetëra trofe e rekorde personale./Tch/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?