FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leonardo nuk ndalet, ja dy sulmuesit që ka piketuar në verë

Milan vazhdon të punojë për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Objektivi kryesor i kuqezinjve mbetet talenti i Nice, Saint-Maximin.

21-vjeçari nuk është i vetmi përforcim që drejtuesit e klubit italian kërkojnë në kampionatin francez, pasi me shumë interes klubi nga Milanello po vëzhgon edhe yllin holandez të Lyonit, Memphis Depay. Për të, kuqezinjtë kërkuan informacion edhe në merkaton e kaluar të verës, por vlerësimi i kartonit të tij 50 milionë euro, u cilësua i tepruar.

Ky i fundit, për shkak të deklaratave të tij se dëshiron të luajë në një skuadër të madhe, është kthyer në një çështje te francezët. Këtë çështje Milani kërkon ta kthejë në favor të tij në merkaton e verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?