FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lerda: Djemtë u shtrydhën, diferencat mes ekipeve ishin të mëdha

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, përtej zhgënjimit nga eliminimi, është shprehur se ka diferenca të mëdha mes Partizanit dhe Qarabagut, duke nisur që nga buxheti. Strategu italian vlerësoi futbollistët e tij, të cilët sipas tij u shtrydhën dhe e mbajtën të hapur kualifikimin deri në fund. Sigurisht që keqardhjen më të madhe e ka për rastin flagrant të humbur nga Solomon.

“Nuk mund të jesh i kënaqur kur humbet. Çfarë nuk funksionoi është e vështirë të thuash se ka diferencë shumë të madhe mes skuadrave, janë skuadra me buxhet të ndryshëm, kishim edh një mundësi për të shënuar. Në 180 minuta i patëm edhe ne rastet, te Solomon mendova se nëse nuk bën gola të tillë bëhet e vështirë.

Ne në dy ndeshjet kemi humbur disa raste, me pak fat e kurajë mund të shënonim. Por duke e ditur diferencën e madhe mes skuadrave, u bëj komplimente djemve se janë shtrydhur, kanë mbajtur rezultatin e hapur deri në fund kur pësuam gol në shtesë. Është një rezultat që qëndron, por ishte e hapur deri në fund. Kemi mbrojtur e luftuar me rregull, për një ndeshje e thuajse dy.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trashi? Unë jam trajner, zgjedhjet janë të miat, nuk ka asnjë lloj rëndësie në këto momente. Por çfarë pune ka klubi në këtë mes?”, deklaroi Lerda.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?