Levante “korr” fitore, Sadiku shikon nga televizori golin e “snajperit” Bardhi (VIDEO)

Vazhdon forma e mirë e Levantes në kampionat. Në takimin e vlefshëm për javën e 36-të të La Liga, skuadra valenciane fitoi në transfertën e Leganes 3-0, një triumf që nuk kaloi pa dorën e talentit shqiptar Enis Bardhi.

Në ” Estadio Municipal de Butarque” zhvillohej një 90 minutësh që nuk kishte rëndësi për asnjërën skuadër, pasi e kishin siguruar prej javës qëndrimin në La Liga.

Me pjesën e parë që u mbyll në barazim pa gola, tjetër panoramë u shfaq në fraksionin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte i përhershi Morales që zhbllokoi takimin në minutën e 55-të, ndërsa dalja me karton të kuq i Zaldua dy minuta më vonë, i dha avantazhin edhe numërik Levantes. Pas këtij momenti në skenë doli Bardhi, që shfrytëzoi në maksimum aftësinë e tij në egzekutimin e goditjeve të dënimit, duke dyfishuar shifrat. Në minutat e mbetura kishte kohë dhe për golin e Coke, që në brendësi të zonës e kishte të lehtë të mposhte për herë të tretë gardianin Champagne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveçse Bardhit që luan në ngjyrat e kombëtares maqedonase, tek Levante aktivizohet dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Sadiku, që këtë ndeshje e pa nga “televizori”, pasi nuk ishte preferuar nga Paco Lopez as të grumbullohej.

Me këtë fitore Levante ngjitet në vendin e 16-të me 43 pikë, duke lënë pas pikërisht Leganes me tre pikë më pak.

Goli i Bardhit:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?