FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Leverkusen i vendos çmimin 90 milionë euro “diamantit” të saj

Kai Havertz është vlerësuar si një nga talentet më premtues në futbollin evropian dhe është e lehtë të gjesh arsyet. Sulmuesi i skuadrës së Bayer Leverkusen është vetëm 20 vjeç dhe një nga futbollistët më të spikatur në Bundesligë dhe në kombëtaren e “Pancerave”.

Ai po zhvillon sezonin e katërt te skuadra e “Aspirinave” duke u kthyer tashmë në një veteran, por vështirë se do ta shohim edhe për shumë kohë në Gjermani. Skuadra e Liverpoolit prej kohësh e ka në krye të listës së dëshirave, ndërkohë që nuk qëndrojnë shumë pas as Manchester United dhe City që janë gati ta rrëmbejnë me një ofertë të mirë.

Në Itali, Juventus është skuadra që e admiron më shumë, diçka që e kan pranuar edhe drejtuesit e ekipit torinez në përballjen në Champions. Gjithsesi për të bindur Leverkusenin duhet të derdhin “çekun” prej 90 milionë eurosh, që është dhe shumë e kërkuar prej tyre. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?