Lika flet pas fitores ndaj Kukësit: Objektivi është që të arrijmë në kupat europiane
Luftëtari mposhti sot Kukësin në shifrat 2-1, duke shtuar shanset për një vend në Europa League në sezonin e ardhshëm. Trajnri i gjirokastritëve, Hasan Lika e ka pranuar se ky është synimi kryesor i ekipit të tij në këtë sezon.
“Kishte një ndryshim rrënjësor nga ndeshja e kaluar. U bëmë shumë të rrezikshëm dhe kjo na bëri që ta fitojmë ndeshjen, edhe pse humbën edhe të tjera raste, por si 3 pikët, edhe loja ishin në nivelin e duhur. Dua të falënderoj tifozët që na kanë qëndruar shumë pranë dhe e kemi thënë që rezultatet do vinin, por besimi te futbollistët ka bërë të marrim rezultate. Kemi dhënë maksimumin në stërvitje dhe prandaj kemi arritur këto rezultat dhe tani na bëjmë të qetë. I kam kërkuar ekipit që të paktën të sigurojmë Kupat e Evropës.
Ndryshimet në formacion? Ruçi dhe Beqiri nuk kishin janë në një gjendje të mirë psikofizike. Beqiri kishte probleme edhe muskulore dhe ishin zgjedhje taktike. Nuk mendoj se trajneri duhet të largojë lojtarë nga formacioni për t’i bërë shembull, por për arsye psiko-fizike”, ka thënë Lika pas ndeshjes.
KOHA JONË SONDAZH

