Lilaj: Të sigurojmë sa më parë titullin, Laçi ekip i vështirë  

Skënderbeu luan nesër në transfertën e Laçit, një ndeshje që mund të sjellë dhe zyrtarizimin e titullit. Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj në një prononcim për mediat para ndeshjes është shprehur se pavarësisht vështirësive, ekipi i tij do të marrë maksimumin.

“Vijmë nga një humbje në fushën tonë dhe normalisht nuk jemi të kënaqur, por kemi pikët e duhura për të qenë të qetë. Shkojmë në Laç, një ekip që na ka nxjerrë probleme, ekip shumë i fortë në fushën e vet por unë besoj se Skënderbeu ka përvojën dhe kualitetin e duhur për të shkuar në Laç për të marrë maksimumin.

Në radhë të parë, Skënderbeu vendos për veten. E rëndësishme është të sigurojmë sa më shpejt titullin kampion. Për të tjerat nuk mendojmë shumë pasi ne shohim punën tonë. Pas humbjes me Kukësin duhet të reagojmë për ta mbyllur sa më shpejt çështjen titull dhe për të pritur të qetë finalen e kupës. Kemi mentalitetin e duhur dhe trajneri e ka përgatitur ndeshjen në mënyrën e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Për momentin nuk ka asgjë konkrete. Unë jam i përqendruar tek ekipi për të mbyllur sa më shpejt kampionatin dhe kupën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?