Lingard zbulon mesazhin e Solskjaer para çdo ndeshje të United
Që nga koha kur Ole Gunnar Solskjaer ka marrë drejtimin e Manchester United, skuadra e “Djajve të Kuq” ka harruar momentin e vështirë me Mourinhon. Nga momenti që norvegjezi ka ardhur te skuadra angleze, nuk ka gabuar në asnjë ndeshje, teksa në 10 ndeshje, ka marrë vetëm një barazim, duke mbajtur United në garë për një vend në Champions League.
Numra që mund ta konfirmojnë norvegjezin nga një strateg të përkohshëm në një udhëheqës, i cili mund të kthehet në pasuesin ideal të Ferguson, njeriu që i ka munguar në vitet e fundit “Djajve të Kuq”. Por cili është sekreti i Solskjaer? Për të marrë më të mirën nga futbollistët e tij ai ruan një klime shumë të mirë me futbollistët.
Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga futbollisti Jesse Lingard, i cili në një intervistë për “Telegraph” ka treguar se çfarë ju thotë norvegjezi para ndeshjeve.
“Argëtohuni. Zbrisni në fushë me buzëqeshje, luani një futboll sulmuese dhe fitoni ndeshjet”, ky është mesazhi që ju jep Solskjaer para çdo ndeshje. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

