Liverpool, Bayern apo Juventus? Zbulohet vendimi i talentit Kai Havertz

Kai Havertz është një nga talentet më të mëdhenj gjermanë. Vetëm 20 vjeç, por mesfushori ofensiv po luan sezonin e katërt me Bayer Leverkusen. Paraqitjet fantastike kanë ndikuar që shumë klube të mëdha të jenë të interesuara për shërbimet e tij.

Havertz numëron 7 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren gjermane dhe po shkëlqen me “Aspirinat”. Bayern Munchen, Liverpool dhe Juventus janë tre ndër favoritët për shërbimet e lojtarit, i cili duket se e ka bërë zgjedhjen e tij.

Largimi në fund të këtij sezoni është i paevitueshëm dhe mediat gjermane zbulojnë të ardhmen. Lojtari i talentuar preferon të qëndrojë në Bundesligë dhe zgjedhja e parë është Bayern Munchen. Braziliani Coutinho do të largohet në verë dhe gjiganti gjerman do e zëvendësojë me Havertz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?