Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Wolves, merr përkohësisht kreun (VIDEO)

Liverpooli vijon momentin shumë pozitiv në kampionat, duke marrë një fitore që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes me 13 pikë. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi 3-1 në transfertën ndaj Wolves.

Ndeshja në fakt nuk nisi aspak mirë për Të Kuqtë, pasi Hee-Chan do të befasonte duke kaluar vendasit në avantazh. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Wolves, ndërkohë që e dyta foli e gjitha për Liverpoolin.

Gakpo do të shënonte golin e barazimit në minutën e 55-të, ndërkohë që 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt mbrojtësi Robertson kaloi Liverpoolin në avantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të vulosur gjithçka do të mendonte Elliot në kohën shtesë, duke i dhënë goditjen finale shpresave të Wolves. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?