Liverpooli i Klopp zhytet në krizë, Brighton e shkatërron me 3 gola (VIDEO)
Liverpooli vijon momentin e vështirë në kampionat duke pësuar një tjetër humbje, të dytën radhazi pas asaj ndaj Brentford. Skuadra e Klopp pësoi një disfatë të thellë 3-0 ndaj Brighton.
Ekipi i de Zerbit dominoi ndeshjen, por rezultatin do ta zhbllokonte vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Solly March do të shënonte dy gola në harkun e 6 minutave, të dy të ardhur nga aksione të rrjedhshme.
Liverpooli u përpoq të reagonte, por as aktivizimi i Gakpo, nuk ndryshoi asgjë. Në krahun tjetër Welbeck nuk fal duke realizuar dhe golin e tretë 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt. /R.Lika-Koha Jonw/
KOHA JONË SONDAZH

