Liverpooli kërkon të transferojë yllin e Atleticos, është jashtë planeve të Simeones

Liverpooli synon që të transferojë Joao Felix. “Të Kuqtë “janë hedhur menjëherë në sulm për të gjetur një alternativë për egjiptianin, i cili pritet vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Situata e portugezit mund ta favorizojë klubin anglez i cili mund ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje.

“Los Colchoneros” kërkojnë 12 mln euro për huazimin fillestar të lojtarit, shifër kjo lehtësisht e arritshme për anglezët, të cilët pritet  të përfitojnë plot 150 mln stërlina nga shitja e Salah në Arabi.

Liverpooli është skuadra e katërt që interesohet për 23-vjeçarin, pas Aston Villës, Al-Hilal-it dhe së fundmi Barcelonës. Megjithatë, e ardhmja e portugezit mund të marrë një rrjedhë tjetër, pasi mund të rikthehet në Premier League, ku më përpara ka luajtur me Chelsea-n.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?