Liverpooli nuk fiton dot ndaj Wolves, ndeshja do të luhet sërish (VIDEO)

Liverpool-Wolves do të luajnë sërish ndeshjen mes tyre për t’u kualifikuar për në raundin e 1/16-ve të FA Cup. Dy skuadrat u ndanë me barazimin 2-2, në një sfidë që dhuroi shumë emocione.

Golat për “The Reds” i realizuan Nunez në minutën e 45-të dhe Salah në minutën e 52-të. Nga ana tjetër për Wolverhampton shënuan Guedes në minutën e 26-të dhe Hwang Hee-Chan në minutën e 67-të.

Duke qenë se ky takim u mbyll pa fitues, sipas rregullores sfida do të luhet sërish, por këtë herë në fushën e Wolves.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?