FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpooli rigjen fitoren dhe ruan kreun, triumfon edhe Arsenali (VIDEO)

Liverpooli është rikthyer te fitoret në Premier League pas dy barazimeve radhazi. Skuadra e Jurgen Klopp ka fituar me lehtësi 3-0 ndaj Bournemouth, në një ndeshje të dominuar. Të Kuqtë kaluan në avantazh që në minutën e 23-të me Mane, i cili realizoi me kokë. Më pas 10 minuta më pas do të ishte Wijnaldum, i cili mposhti me një parabël portierin Boruc.

Në fillimin e pjesës së dytë, Mohamed Salah shënoi golin e tretë për skuadrën e tij, pas një aksioni të shpejtë, të cilin egjiptiani e përfundoi me gol. Me këtë fitore Liverpooli ruan kryesmin me 65 pikë.

Sukses të rëndësishëm mori edhe Arsenali në shifrat 2-1 në transfertë ndaj Huddersfield Iëobi dhe Laccazette shënuan për “Topcinjtë”, ndërkohë që për vendasit, Kolasinac realizoi autogol në minutat shtesë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?