Liverpul-Porto, Klop lë në “bokse” yllin e skuadrës pas fitores me “manita” duelin e parë

Sonte në mbrëmje do të luhet dhe ndeshja tjetër mes Liverpulit dhe Portos në “Anfield”, por ky duel duket i përcaktuar që para tre javësh, kur të kuqtë i përcëlluan dragonjtë me pesë gola brenda në Portugali.

Në këtë ndeshje Jurgen Klopp i ka të gjitha mundësitë për të ruajtur lojtarët për derbin e Anglisë në “Old Trafford” me Mançester Junajtid. Për këtë qëllim Salah nuk do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Ndërkohë që në krahun tjetër Porto do të luajë me formacionin më të mirë, por shpresat e tyre janë thuajse zero për të shpresuar në një mrekulli.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?