Liverpul-Roma, zbulohen formacionet e gjysmëfinales së parë

Liverpuli do të presë në orën 20:45 në “Anfield” Romën, në takimin e parë gjysmëfinal të edicionit aktual. Për ekipin italian kjo është herë e parë që luan në gjysmëfinale të kompeticionit që nga viti 1984, kur u mposht në finale me 11-metërsha, pikërisht nga Liverpuli.

Për “The Reds” është hera e 10-të që shkojnë në gjysmëfinale dhe në 7 raste kanë arritur të kualifikohen. Për herë të fundit kanë luajtur në këtë fazë një dekadë më parë, kur u eliminuan nga Çelsi. Mohamed Salah, para se të mbërrinte në “Anfield” luajti për dy sezone me Romën. Egjiptiani ka shënuar 8 gola në Champions dhe ka gjetur rrjetën në 7 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet. Më poshtë keni dhe formacionet zyrtare, ku të dyja ekipet do të luajnë me 11-shet më të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?