Liverpul shkatërron Bornemuthin, “mbreti” Salah shënon një gol magjik (VIDEO)

Kualifikimi për në gjysmëfinalet e Championsit nuk kishte si të mos shoqërohej me një tjetër fitore edhe në kampionat. Liverpuli ka fituar me lehtësi ndaj Bornemuthit 3-0, duke përforcuar pozitat e saj në vendin e tretë në tabelën e renditjes në Premier League. Ekipi i Jurgen Klop e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 7-të me Sedio Mane.

Sulmuesi i të kuqve u ndal në tentativën e parë, por në të dytën e kishte të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Në pjesën e dytë erdhi dhe mrekullia e radhës së Mohamed Salah. Ylli i Liverpulit këtë herë mposhti portierin Begoviç me një goditje me kokë pas një pasimi të Arnold. Ky është goli i 30-të në këtë sezon për të në Premier League, duke qenë sulmuesi që ka shënuar më shumë në Europë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Firmino shënoi dhe golin e tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?