Liverpuli distancohet nga Champions, Chelsea pret të shpallet kampion
Trajneri i Liverpulit, Brendan Rodgers ka mbrojtur lojtarët e tij pas humbjes 4-1 me Arsenalin, në ndeshjen e së shtunës, në Premier League. Humbja e dytë radhazi për Liverpulin e ka lënë këtë skuadër shtatë pikë larg zonës Champions dhe me shanse që të arrijë deri në fund një vend në kompeticionin më prestigjioz në rang klubesh. Kritikat ndaj ekipit pas humbjeve me rivalët direkt si Manchester Junajtid e Arsenal kanë qenë të shumta. Por trajneri Rodgers thekson: “Skuadra mbetet e fokusuar dhe e angazhuar maksimalisht, por i mungojnë disa elementë, dhe kjo është e q1artë.” Trajneri i Liverpulit theksoi gjithashtu se shpreson që skuadra e tij ta mbyllë garën në katërshen më të mirë të Premier League por pranon pas humbjes me Arsenalin se do të jetë e vështirë. Ai po mendon tashmë për ndeshjen e FA Cup, ndaj Blacburn, për fitore dhe kthesën e madhe.
Titulli kampion në Premier League duket se këtë sezon i përket Chelsea. Blutë e Londrës fituan ndeshjen e javës së 3-1-të ndaj Stoke, 2-1, me gola të Hazard dhe Remy. Kjo fitore e mban ekipin e Mourinhos në krye, me plot 7 pikë para Arsenalit që është ngjitur në vend të dytë. Por nëse Manchester Sity fiton të hënën në mbrëmje, do të ngjiten kampionët në fuqi të Anglisë më vend të dytë, 6 pikë pas Chelsea. Por Blutë e Londrës kanë një ndeshje më pak se rivalët. Kur mbeten edhe 7 javë nga mbyllja e garës, ata duhet të humbin tre ndeshje dhe një nga rivalët e tyre, Manchester City, Manchester United, apo Arsenali të fitojnë të gjitha, që trajnerit Jose Mourinho të mos i dalin llogaritë për titull. Diçka e pamundur!
Premier League
4 prill – java e 31-të
Arsenal-Liverpul 4-1
Everton-Saothampton 1-0
Leicester-Uest Hem 2-1
Manch. U. – Aston Vila 3-1
Svansea –Hull 3-1
UBA-QPR 1-4
Chelsea-Stoke 2-1
5 rpill
Burnley-Totenhem 0-0
Sunderland-Njukasëll 1-0
6 prill
21:00 Crystal Palace – Manch. C
Chelsea 70
Arsenal 63
Manch U. 62
Manch C. 61
Liverpul 54
Totenhem 54
Southampton 53
Svansea 46
Uest Hem 42
Stoke 42
Everton 37
Crystal P. 36
Njukasëll 35
UBA 33
Sunderl. 29
Hull 28
Aston V. 28
Burnley 26
QPR 25
Leicester 22
KOHA JONË SONDAZH

