Liverpuli fillon negociatat për shitjen e Salah, por i vendos një çmim të çmendur

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpuli në fund të këtij sezoni, por nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Sipas tabloidit “Daily Mail” shkruan se drejtuesit e “The Reds”, mund ta shesin protagonistin e një sezoni të jashtëzakonshëm dhe për këtë kanë nisur negociatat me Realin. Ndeshja e shkëlqyer ndaj Romës për egjiptianin ka qenë si “qershia mbi tortë”.

Gjithsesi sipas tabloidit, madrilenët dhe ekipet e tjera duhet të paguajnë rreth 230 milioën euro për të fituar shërbimet e Salah. Në këtë mënyrë ai mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit duke kaluar edhe Nejmar, i cili u shit për 222 milionë euro te PSG verën e kaluar. Liverpuli në merkato e janarit shiti Kutinjon te Barcelona për 160 milionë euro. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?