FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liverpuli humbet një tjetër futbollist për finalen e Champions League

Liverpuli do të jetë pa mbrojtësin Xho Gomez në finalen e Champions League ndaj Real Madrid. Futbollisti i talentuar anglez ka munguar në tre ndeshjet e fundit për ”Të Kuqtë” pasi u operua në kyçin e këmbës, dhe nuk do të luajë më asnjë ndeshje deri në fund të sezonit.

20-vjeçari është aktivizuar në disa ndeshje gjatë këtij sezoni, dhe do të ishte një alternativë më shumë për Klop, i cili i ka zgjedhjet e reduktuara në mbrojtje.

Gomez debutoi  me Kombëtaren në barazimin pa gola kundër Gjermanisë në nëntor, ndërkohë që u aktivizua kundër Brazilit katër ditë më vonë. Liverpuli ndërkohë në finale nuk do të ketë në dispozicion as mesfushorin Emre Can.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?